Dje, Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e shkarkojë presidentin Ilir Meta sikundër mazhoranca kishte kërkuar me votimin në Parlament.
Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi u pyet nga gazetari Roland Zili nëse mund të konsiderohet kjo një betejë e humbur për mazhorancën.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në kulturën tonë politike, nuk interpretohen asnjëherë. Ne nuk e kemi fshehur asnjëherë qëndrimin tonë, prandaj e ngritëm një Komision Hetimor. Ishim të bindur kur e morëm këtë veprim. Të gjitha shkeljet janë bërë në sy të njerëzve, kanë qenë evidente…Besoj që Presidenti i ardhshëm i Republikës do të jetë një figurë që do të ngre në nivelin e duhur përfaqësimin në institucionin më të rëndësishëm të këtij vendi.”
/a.r