Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka njoftuar ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Memaliajt, Lulzim Meçi.
Ai i shpreh ngushëllimet familjes së Meçit, i cili ishte edhe kryetar i Partisë Agrare Ambietaliste Gjirokastër deri në momentin që u nda nga jeta.
“Sot është larguar nga kjo jetë miku, bashkëpuntori, familjari i devotshëm Lulzim Meçi.
Lulzim Meçi. lindi në fshatin Suhe të rrethit Gjirokastër.
Kreu shkollën 8-vjecare po në këtë fshat.
Luli në 1969-1973 mbaroi shkollën Skënderbej dhe nga 1974 deri më 1977 kreu shkollën e bashkuar për oficer këmbësorie.
Pas mbarimit të shkollës filloi punë si oficer në fillim në Përmet dhe më vone në Tepelenë Memaliaj, divizioni i Gjirokastrës. 2002 -2008 Kryetar i qëndrës së rekrutimit Gjirokaster.
2011-2015 Kryetar i Bashkisë Memaliaj.
2017 – shkurt 2022 Kryetar i Partisë Agrare Ambietaliste Gjirokastër.
Më lejoni në emër të PAA, ti shpreh ngushëllimet e ndjera bashkëshortes, fëmijëve e të afërme për këtë humbje të madhe të njeriut tonë të dashur dhe të paharruar Lulzim Meçi.
Lamtumirë Kolonel Luli. Pushoftë shpirti yt në paqe”, shkruan Agron Duka./m.j