Rreti më i madh i supermarketeve shqiptare, Big Market zgjeron praninë e saj në Tiranë me pikën më të re te Parku Olimpik, duke ofruar gjithashtu përvojë ndërkombëtare për produkte dhe shërbime.
Vizioni i tyre i ri ka bashkuar traditat më të mira të freskisë italiane me kurimin maksimal të blerjeve brenda në supermarket, duke mundësuar produktet më të mira vendase dhe të huaja, në kohën më optimale, nën një frymë relaksi dhe argëtimi, për të gjitha moshat.
Në këtë vizion janë zgjeruar edhe partneritetet, ku në pikën e saj më të re te Parku Olimpik Tiranë, Big Market sjell për herë të parë në Shqipëri, sipërmarrësin e njohur italian, Z. Floriano Tagliavento. Z. Tagliavento numëron 50 vite eksperiencë në përzgjedhjen dhe trajtimet e produkteve cilësore të mishit dhe bulmetit në Itali, ku ka krijuar standarde elitë për markat më të famshme në vendin fqinj.
“Ky është fillimi i një dashurie të re për cilësinë, nga produktet deri te shërbimet e stafeve tona, në çdo komunitet ku operojmë” – shprehet Znj. Elona Koshi, CEO e BigAlb Group, e pyetur nga gazetarët tanë mbi këto investime të reja që Big Market po implementon.
Ne gjithashtu vizituam edhe pikën më të re pranë Parkut Olimpik, ku gjetëm vetë Z. Tagliavento, duke kuruar hapësirat e produkteve të mishit dhe të bulmetit, përpara hapjes së madhe që pritet të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 9:00.
Interesimit tonë për partneritetin e tij me rrjetin më të madh shqiptar të supermarketeve, Z. Tagliavento i përgjigjet me entuziazëm:
“Tregjet tona janë shumë të ngjashme dhe të dyja janë të bekuara me produkte të freskëta dhe ngrohtësinë e shërbimit. Kështu, edhe ky bashkëpunim erdhi shumë natyrshëm dhe Big Market ishte i vetmi rrjet shqiptar që mundësonte standardin e duhur për të sjellë përzgjedhjet më cilësore të gastronomisë italiane, për gamën më të gjerë të konsumatorëve. Jam i bindur se klientët e Big Market do të mbeten shumë të kënaqur dhe sukseset e produkteve tona do të jenë… olimpike, le të themi”.
Këto nota optimizmi ndihen në të gjithë stafin e pikës së re dhe përforcojnë bindjen se me të vërtetë një dashuri e re për cilësinë mbizotëron markën ikonike shqiptare, Big Market.