Në Francë e kanë bërë të zakonshme të ngatërrojnë himnin e përfaqësueseve mike. Pasi e bënë këtë me Shqipërinë në Shtator të 2019, duke vendosur atë të Armenisë kësaj here e pësoi Finlanda.
Në takimin mes skuadrës së shtëpisë dhe ekipit nordik në Le Havre ndodhi gafa e radhës. Nga qendra e zërit u dëgjua himni kombëtar i Shqipërisë dhe jo ai i Finalandës. Lojtaret reaguan duke qeshur, pasi nuk po i tingëllonte familjar.
Në të njëjtën mënyrë vepruan dhe në stol, si futbollistët e Finlandës ashtu edhe anëtarët e stafit teknik nuk protestuan për këtë ngatërresë të turpshme. Madje qëndruan në pritje, ndoshta me shpresën që dëgjohej edhe himni i shtetit të tyre.
Por për habi të të gjithëve, Himni i Flamurit Shqiptar u dëgjua deri në fund, madje mori edhe duartrokitjet e publikut vendas që sikurse shihej as nuk e dinte se çfarë gabimi kishte ndodhur.
Sipas asaj që shkuhet në mediat vedase, federata Franceze i kërkoi falje finlandezëve.
Me gabimin ndaj Shqipërisë, Federata Franceze e Futbollit u gjobit me 20 mijë euro.
/a.r