Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që nuk e shkarkoi kreun e shtetit Ilir Meta dhe rrëzoi vendimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Përmes një deklarate për mediat, postuar në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë thotë se “Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet”.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve”, thekson ambasada amerikane.
Reagimi i ambasadës amerikane:
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet.
Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve.
/b.h
Nese ky eshte standardi i drejtesise qe kerkoni ketu, faleminderit por nuk e duam! Reforma ne drejtesi me Vendime te tilla, rezulton helmuese per ne!