Një banorë e ‘5 majit’ ka kërkuar me insistim që të takoje Sali Berishën ditën e sotme, pasi shpreson që ai t’i japë një zgjidhje problematikës së saj. Para Kuvendit, banorja e ‘5 majit’, banesa e të cilës preket nga projekti i Unazës së Re dhe rikualifikimit urban, tha se kërkon zgjidhje nga Sali Berisha, kjo edhe për faktin se kanë qenë një zonë që ka votuar djathtas.
‘Çfarë do të bëhet me ne, ne nuk kemi firmosur? Shpresa jonë e vetme është Sali Berisha. Ne do të vetflijohemi që të na jepet zgjidhje. Si do të veprohet me ne? Nuk mendojmë se Berisha do të na japë zgjidhje… por e kemi kërkuar gjithandej. Duam që të takojmë edhe Sali Berishën. Duam zgjidhje, se dihet se çfarë njësie jemi. Kam ditë që po e kërkoj për ta takuar.’- tha banorja, e cila takoi Berishën pas ndërmjetësimit të Albana Vokshit.
Banorja drejtuar Berishës: Jam banore e 5 Majit. Ka një vit. Që vjet në shkurt kemi takuar të gjithë. Asnjeri nuk na është gjendur pranë. Donim me patjetër t’iu takonim. Ne jemi në dëshpërim. Do tërhiqemi zvarrë. Kush do na mbrojë. Kaq kërkojmë ne si banorë të na thuhet kur dhe ku.
Sali Berisha: E kam denoncuar shumë herë si akt çnjerëzor. Të gjithëve ju pa përjashtim ju takon në një vend normal të përfitoni nga ligji i posedimit me mirëbesim. Nga klauzolat e tij. Asgjësohet ligji këtu. Janë përfaqësuesit e këtij parlamenti.
g.kosovari