Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri pritet të mungojë në ndeshjen që Stoke City e zhvillon ndaj Arsenalit të dielën. Përfaqësuesi i Zvicrës ishte detyruar të lëshojë fushën në fitoren 3 me 1 ndaj Norëich Cityt shkaku i një lëndimi në muskuj derisa trajneri Mark Hughes e ka bërë të qartë se Shaqa pritet të mungojë në ndeshjen ndaj liderit të Premier Ligës. “Xherdani mund të mungojë të dielën”, ka thënë Hughes. “Me shumë gjasë atij do t’i duhen së paku dhjetë ditë ose më shumë dhe kjo është e turpshme. Është e turpshme sepse sapo filloi të shkëlqejë në Premier Ligë”.