Udhëheqësi i nacionalistëve flamandë Bart de Ëever ka filluar debatin për pavarësinë e Flandrës nga Belgjika duke theksuar se partia e tij po punon fuqishëm për këtë.
Tregimet për pavarësinë e Flandrës ku flitet gjuha holandeze, shkaktojnë frikë për krizë të re me valonët të cilët flasin frëngjisht, shkruan portali kroat Indeks, transmeton Koha.net.
Me kusht që në tetorin e vitit 2014 të hynte në qeverinë e Charle Michelit, Këshilli i ri flaman (N-VA)i Bart de Wever ka pranuar që deri në vitin 2019 të shtyjë kërkesat e veta për institucionet e pavarura.
Në zgjedhjet parlamentare në majin e vitit 2014 kjo parti mori 32,5 për qind të votave në Flandri, në shtator ka pasur përkrahjen e 27,5 për qind të folësve të holandishtes, thotë gazeta “La Libre Belgique”.
Në të njëjtën kohë ithtarët e shkëputjes prej Belgjike nga radhë Vlaams Belang (e djathta ekstreme) që në vitin 2014 kanë qenë 5,8 për qind tash janë rritur 9,7 për qind.
“Respektojmë premtimet tona se do të bëjmë pauzë sa i përket pavarësimit. Megjithëkëtë, kjo nuk do të thotë se lëvizja flamave nuk do të jetë aktive”, thotë De Wever.
Bart de Wever (45 vjeçar), prefekt i Antverpenit , anëtarëve të artisë së vet u dha detyrë “të mbledhin forcë edhe ashtë saj për t’u zhvilluar debati për hapat e mëtejmë për pavarësinë e Flandrisë” në të cilën jetojnë 60 për qind e 11 milionë belgëve.
“Bart de Wever po dëshiron që vendin tonë ta shtyjë edhe në një krizë”, kanë tërhequr vëmendjen ithtarët frankofonë të qendrës duke përmendur vonimin e themelimit të Qeverisë pas zgjedhjeve të vitit 2010 që ka zgjatur 541 ditë.
Gjatë javëve të fundit krerë të N-VA –së kanë acaruar marrëdhëniet me valonët.
Ministrja rajonale e afërt me Weverin Liezbet Omans, ka deklaruar në fillim të këtij viti se shpreson se në vitin 2025 Belgjika nuk do të ekzistojë më.