Fabio është konkurrenti më i ri në “Love Story”. Ai ka ardhur nga Italia ku ka studiuar për ekonomi, ndërsa tani po ushtron pasionin e tij për kriptovalutën. Fabio ka treguar se aplikimin për t’u futur në emisionin e dashurisë në Tv Klan nuk e ka bërë vetë, por mamaja e tij. Konkurrenti ka rrëfyer edhe lidhjen e fortë që ka me të ëmën pasi ajo ka kryer një operim të vështirë dhe jo si duhet në zemër dhe për këtë arsye ka nevojë edhe për një ndërhyrje tjetër kirurgjikale.
“Faktikisht unë aplikimin nuk e kam bërë vetë. E ka bërë mamaja ime. Kishte shumë qejf të më shihte në ekran. Unë kam një marrëdhënie shumë të thellë me mamanë time sepse para 10 vjetësh është operuar nga zemra. Në fakt ky operimi nuk është kryer shumë mirë edhe ka nevojë për një operim tjetër. Megjithatë qejfin asaj nuk ia prish kurrë edhe e lashë Italinë, punën, të gjitha to që kisha andej dhe thashë që po provoj një eksperiencë tjetër”, u shpreh ai.
Ndërsa në klipin prezantues Fabio thotë se: Jam futur në këtë botë sepse dua të arrij qëllimin tim kryesor, që të gjej mjekun më të mirë të mundshëm për t’i bërë mamasë sime një ndërhyrje kirurgjikale shumë të vështirë në zemër.
Megjithatë konkurrenti shprehet se e ëma nuk i ndërhyn në punët e dashurisë. Por vetë ai e ka një preferencë që kur ka hyrë aty brenda, Danielën. Kjo e fundit kërkoi që mes saj dhe Fabios të kishte një takim që javës tjetër, duke mos shmangur pëlqimin fizik për të.
/a.r