Një paciente amerikane është personi i tretë në botë dhe gruaja e parë që shërohet nga virusi HIV.
Metoda e transplantit e përdorur në rastin e pacientes është një metodë jo e përshtatshme për shumicën e njerëzve me HIV sipas studimit që i referohet BBC duke u konsideruar shumë e rrezikshme, megjithatë dha rezultat.
Në periudhën që po trajtohej nga leuçemia, ajo realizoi një transplant të qelizave staminale nga persona me rezistencë natyrale ndaj virusit i cili shkakton AIDS. Tashmë prej 14 muajsh gruaja është e lirë nga virusi.
Sipas ekspertëve thuhet se metoda e përdorur e transplantit, e cila përfshin gjakun e kordonit kërthizor, është shumë e rrezikshme për të qenë e përshtatshme me shumicën e njerëzve të infektuar me HIV.
Ky rast u prezantua në një konferencë mjekësore në Denver ditën e djeshme.
Rasti ishte pjesë e një studimi më të madh amerikan të njerëzve që jetonin të infektuar me virusin HIV./m.j