Mbrëmjen e kaluar në Big Brother Vip Fan Club ishin të ftuar ish-banorët e shtëpisë, por edhe njerëz të afërt që mbështesin katër finalistët e mbetur: Ilirin, Donaldin, Einxhel dhe Beniada.
Edhe pse në moshë të thyer i pranishëm në studio ishte edhe babai i Ilirit i cili kishte vetëm fjalë të mira për djalin e tij. Ai u shpreh se Iliri ka ardhur me dëshirën e vet si pjesë e emisionit dhe se ka arritur të demonstrojë aftësitë e kapacitetin e tij.
Me lot në sy ai tha se e ka marrë malli shumë pë djalin e tij dhe mezi po pret ta takojë e përqafojë.
“Me gjithë shpirt falenderoj ‘Big Brother’-in që na ftoi për të dhënë një konkluzion ose një mendim. Kjo dëshirë qenë dëshirë e Ilirit kryesisht. Donte të vinte veten e tij në provë, me persona VIP. Erdhi dhe demonstroi aftësitë e tij, kapacitetin e tij, vendosmërinë e tij dhe ndershmërinë e tij.
Universale, këtë e theksoj. Ne prindërit, ju japim edukatë fëmijëve të kenë dashurinë për punë, për shoqërinë dhe për çdo gjë që e rrethon në jetë”, tha babai i Ilirit.
Në fund ai u përlot dhe tha se e ka marrë malli për të dhe ta përqafojë. “Unë kam pas dëshirën e madhe me pa djalin tim, me e kap me e puth”, tha i përlotur.
Babai i balerinit të njohur i falënderoi të gjithë ish-banorët për fjalët që thanë për Ilirin, si ato pozitive dhe ato negative.
Po ashtu babai i Ilirit tregoi historinë kur djali i tij refuzoi të merrte pasaportën italiane, pasi i duhej të hiqte dorë nga ajo shqiptare, duke treguar sipas tij dashurinë e madhe që ka pasur për vendin.
/b.h