Sezoni i gjashtë dhe i fundit i serialit dramatik “Peaky Blinders” do të publikohet brenda këtij muaji.
BBC One ka lajmëruar se seriali do të nisë më 27 shkurt dhe do të ketë në total gjashtë episode, të cilat do transmetohen të dielave.
Nga ana tjetër, platforma Netflix, që ka transmetuar serialin që nga sezoni i parë, nuk ka bërë ende një lajmërim zyrtar në lidhje me datën se kur do të debutojë sezoni i fundit në aplikacion.
Protagonisti kryesor, Tommy Shelby do të rikthehet në ekran për të gjetur një mënyrë që “Peaky Blinders” të largohen nga jeta e paligjshme, e rrezikshme dhe ndonjëherë vdekjeprurëse.
Xhirimet për sezonin e gjashtë përfunduan në qershor të vitit të kaluar për shkak të vonesave të shumta që shkaktoi pandemia. RadoiTimes shkruan se anëtarët e grupit të xhirimeve janë preku më shumë se një herë me Covid-19, gjë që solli vonesa dhe mbyllje të përkohshme të punës.
Seriali i njohur bazohet në histori të vërtetë të një bande famëkeqe në Birmingham që ekzistonte në vitet 1890.
Ashtu si gjithë sezonet e tjera, edhe sezoni i gjashtë dhe i fundit është shkruar nga krijuesi dhe skenaristi Steven Knight.
g.kosovari