Prej 2 ditësh në Tiranë ndodhen 3 ekspertët e UEFA-s të cilët po monitorojnë procedurat e ndjekura në garën për zgjedhjen e organeve drejtuese të Federatës Shqiptare të Futbollit në 2 Mars.
Në një prononcim dhënë për faqen e Federatës, Luca Nicola, një prej anëtarëve të delegacionit shpjegon arsyet e këtij misioni.
“Ne mbërritëm të hënën dhe objektivi i misionit tonë është të vlerësojë procesin zgjedhor të FSHF-së si edhe Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të planifikuar për t’u zhvilluar më 2 mars 2022. Gjithashtu, ky mision përfshin edhe vlerësimin e rasteve të mundshme të ndikimit të papërshtatshëm nga palët e treta në procesin zgjedhor”.
Zyrtari i lartë i UEFA-s sqaron se pasi të njihen me të gjitha problematikat dhe dokumentacionin e procesit zgjedhor ky mision do të përgatisë një raport të detajuar që do të t’i paraqitet Presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin.