Hyrja e dy makinave “Toyota” me para në portin e Durrësit dhe ardhja e prokurorëve belgë për të marrë në pyetje kryedemokratin Lulzim Basha, kanë zbuluar detaje të reja hetimore në emisionin “Politiko”.
Arben Ristani deklaroi se çështja duket e mbyllur për drejtësinë shqiptare, por e e hapur për atë belge.
“Nga e mori vesh Lulzim Basha këtë informacion dhe pse e bëri publik. Ose e ka marrë vesh nga mekanizma privatë, ose shtetëror. Këtu ka dy dilema: Basha e bëri me dashje se do të arrijë një qëllim dhe këtu ka vepër penale që shkon drejt bashkëpunimit.
Nëse informacioni është marrë në rrugë private, është detyrim që të kallëzosh krimin që po zhvillohet, ndryshe konsumon ‘moskallëzim krimi’. Në të dyja rrethanat, konsumohen dy vepra të ndryshme penale. Unë nuk besoj se Basha është i lidhur me autorët, deklarata e tij pjesë e arrogancës dhe budallallëkut”, u shpreh Ristani.
Gazetari Bledian Koka nga ana tjetër tha se ka dyshime se shumica e parave janë hequr nga vendet ku ishin në makina.
Për gazetarin Elton Qyno, frika për itinerari që qarkullonte automjeti, bëri që të mos kishte asnjë lëvizje.
Në këtë linjë tha se, shpresohej se në portin e Durrësit, paratë do të kalonin
me dorovitje.
“U kontrolluan që të gjithë automjetet, pasi skaneri zbuloi njollën. Basha ka ditur diçka rreth kësaj sasie parash dhe e ka përdorur politikisht. Është hera e dytë që Basha merret në pyetje, u bë etaloni kryesor ku belgët i bien “brinjëve”. Në dijeninë time Lulzim Basha nuk e ka treguar, burimin e informacionit”, deklaroi gazetari./m.j