Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar shpesh ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon për korrupsion, madje duke u shprehur se ka bërë fushatë edhe me kriminelë.
Por pavarësisht akuzave, duket se Berisha nuk ia mohon kontributin që Dako ka dhënë për bashkinë e Durrësit. Ditën e sotme, Berisha ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij, ku ndër të tjera është shprehur se qyteti bregdetar është më i mirë tani se sa 22 vite më parë.
Gazetari Mero Baze, ka publikuar në rrjetin e tij social, një video nga fjala e ish-kryeministrit.
“Se Durrësi është tani më i mirë se sa ç’ishte 22 vite më parë” – shprehet Berisha.
Krahas postimit, Baze shkruan se më në fund Berisha ia njohur meritat ish-kryebashkiakut Vangjush Dako për transformimin e Durrësit.
“Më në fund Doktori ja njeh meritat Gjushit për Durrësin” – shkruan Baze.
Kujtojmë se Berisha, shpeshherë ka akuzuar Vangjush Dakon për korrupsion teksa ishte nën drejtimin e bashkisë së Durrësit. Gjithashtu ish-kryeministri e ka denoncuar Dakon se ka bërë fushatë me kriminelë.
g.kosovari