Dy emigrantë grekë në Ukrainë janë vrarë më zonën e kuqe të konfliktit me Rusinë. Shtetasit grekë janë ekzekutuar nga ushtria ukrainase. Ngjarja ndodhi në fshatin Granitna në Ukrainën Lindore, shumë pranë vijës së kontaktit me Rusinë.
Lajmi është bërë publik nga Minisria e Jashtme greke, e cila raporton se përveç dy viktimave kanë mbetur të plagosur rëndë dhe dy shtetas të tjerë grekë.
Autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të forcave ukrainase, të cilët janë përfshirë në një konflikt për motive banale me emigrantët.
Sipas informacioneve, mësohet se sherri ka nisur për urdhrin e hyrjes në banja në zonë.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme greke:
Shprehim dhimbjen tonë më të thellë për vdekjen e papritur të dy patritotëve tanë dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve në fshatin Granitna, i cili ndodhet pranë linjës së kontaktit në Ukrainën Lindore.
Gjithashtu shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe urimet për shërim të shpejtë të të lënduarve.
Sipas provave që disponojmë, autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përfshirë në një konflikt për një arsye të të dobta me patriotët tanë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, ka kërkuar të flasë me telefon me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, për të theksuar sërish nevojën për të mbrojtur komunitetin grek në Ukrainë.
/a.r