Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi bën me dije se 648.536 qytetarë shqiptarë do të votojnë më 6 mars për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie që do të zhvillohen në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.
Ndërkaq Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi përmbajtjen e fletës së votimit.
Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Lushnje dhe Rrogozhinë, kanë kërkuar të marrin pjesë 11 parti politike. Komisionet zgjedhore tashmë janë ngritur, dhe janë përcaktuar vendet e numërimit të votave, ndërsa në bashkinë Vorë pritet të zbatohet projekti pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave.
g.kosovari