Zbardhen detaje nga e shkuara Prek Tonaj 47 vjeç, punonjësit të ujësjellës kanalizimeve në Shkodër që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në një lokal.
Bëhet me dije se viktima në vitin 2011 se bashku me dy persona të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen.
Por policia e Shkodrës ka bërë të mundur parandalimin e saj duke arrestuar Ndue Tonaj, banues në fshatin Vuksan dhe Prek Tonaj, banues në fshatin Grudë e re si dhe Ndoc Prelën.
Si u raportua ngjarja në 2011?
Policia e Shkodrës dhe forcat RENEA raportuan se kanë parandaluar një atentat për hakmarrje në komunën Shalë, duke çuar në pranga 3 persona. Operacioni i koduar “Shenjestra 3” u zhvillua pas informacioneve të marra se një grup personash po planifikonin vrasjen e një pjesëtari të familjes Hasanaj nga Shala. Siç raportonte policia Ndue Tonaj, lindur e banues në fshatin Vuksanaj; djali i tij Prekë Tonaj dhe Ndoc Prela, u arrestuan si autorë të planit për të eliminuar hasmin e tyre.
“Arrestimi i tyre u bë në sajë të një punë të gjatë hetimore, të kryer nga Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga hetimet e kryera rezultonte se atentati që po planifikohej kishte si motiv hakmarrjen, pas një konflikti mes autorëve dhe familjes Hasanaj nga Shala e Shkodrës”, raportonte policia.
Pas arrestimit , në shtëpitë e tyre u zhvullian kontrolle ku janë sekuestruar armë, tritol e municione të tjera. Pjesa më e madhe e tyre u sekuestruan në shtëpinë e Ndue Tonajt në fshatin Vuksanaj, ku u gjetën të fshehura tri pushkë, disa kallëpe tritoli dhe një arkë me fishekë. Municionet atëherë u gjetën në oborrin e banesës së Tonajt, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 20 rrënjë cannabis sattiva, si dhe një qese me fara hashashi. Në shtëpunë e Prekë Tonajt, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pushkë dhe një pistoletë si dhe një pasaportë e falsifikuar në emrin Nikë Lulaj.
/b.h