Pas historisë së saj të martuar në moshë fare të re, deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje, ka folur për një moment prekës gjatë një emisioni në Klan Kosova. Ajo ka rrëfyer se ka takuar një grua që kishte rënë pre e dhunës seksuale dhe dhunuesi i saj mban një post në policinë e Shtetit.
Sipas të dhunuarës, i dyshuari është pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe se jeton në Graçanicë.
“Dua të ndajë një moment me ju që e kam përjetuar para një viti. Ka qenë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut një grua që ka përjetuar dhunë seksuale në kohën e luftës në Kosovë”, tha Duda Balje.
“E ka ditur kush është personi dhe e ka ditur se ku jeton ai. Ai e ka dhunuar disa herë atë dhe e ka njohur. Para një viti në komision ajo ka deklaruar se dhunuesi është pjesëtarë aktiv në Policinë e Kosovës dhe jeton në Graçanicë”, shtoi deputetja.
/b.h