Banorët finalistë në “Big Brother” kanë diskutuar rreth eksodit masiv të shqiptarëve në vitet ’90-ë.
Në një bisedë me banorët, Ilir Shaqiri tha se shqiptarët dëshironin të largoheshin sepse ishin të izoluar dhe dëshironin më shumë prespektivë.
“Shihnin lavatriçet që dhuroheshin, i kishte ik truri. Ishim të izoluar, ashtu sikur jemi këtu brenda, pa asnjë lloj komunikimi”, ka thënë balerini.
Kujtojmë se 4 banorët finalistë janë Iliri, Donaldi, Einxhel dhe Beniada, ndërsa fituesi do të shpallet të premten e 18 shkurtit.