Pesë persona janë arrestuar në Durrës nën akuzën e grabitjes dhe zjarrvënies në ambientet e një lokali.
Gjithashtu disa prej të arestuarve rezultonin si autorë të 2 vjedhjeve të ndodhura më parë. Janë arrestuar konkretisht shtetasit: E. H., 21 vjeç, dhe E. R., 28 vjeç, K. S., 31 vjeç, S. S., 29 vjeç, banues në Tropojë, dhe Y. J., 24 vjeç, banues në Kosovë.
Njoftimi i Plotë:
Durrës
Vihen në prangat e policisë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim: shtetasit;
E. H., 21 vjeç, dhe E. R., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.16 Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në lokalin e shtetasit P. F.
Nga veprimet hetimore të kryera, këta shtetas dyshohen të jenë autorë të 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:
-Më datë 11.01.2022, në lagjen Nr. 18 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit B. K.
-Më datë 27.01.2022, në lagjen Nr. 17 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. D.
Po nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë shtetasin K. S., 31 vjeç, banues në lagjen Nr. 18 Durrës, pasi dyshohet se ka dëmtuar me zjarr lokalin e shtetasit F. S.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, shtetasit:
S. S., 29 vjeç, banues në Tropojë, dhe Y. J., 24 vjeç, banues në Kosovë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojnë kufirin, me dokumenta të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.