Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i personave të përfshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, një shtëpi bari e zbuluar në fshatin Pinet të Ndroqit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pinet” u arrestuan në flagrancë Eriban Daja, i cili ishte bashkëpunëtori i 32-vjeçares që kishin marrë së bashku me qira shtëpinë dhe e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
Në pranga përfundoi edhe Qemal Hasa (elektriçist i OSHEE) dhe Erion Mema (faturist i OSHEE),
Ndërsa u procedua penalisht shtetasi Elez Kapllani (kryeplaku i fshatit Pinet) dhe nga AMP u procedua penalisht Adrian Malliku (SPZ), 39 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet, në zonën e Ndroqit.
Ndërsa në kërkim u shpall shtetasja Rudina Xhambazi, e cila kishte marrë me qira këtë banesë dhe akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim.
g.kosovari