Vdes në spital një shtetas që ndodhej në paraburgimin e IEVP Drenovë.
Mësohet se gjatë orëve të natës, shtetasi Ymer Bejkolli, ka shfaqur shqetësime dhe pas disa orësh në spital ka ndërruar jetë.
Burime bëjnë me dije se ky shtetas vuante nga diabeti. Ai ishte arrestuar për vjedhjen e disa objekteve kulti si Kishë e Xhami në Korçë. Trupi do i nënshtrohet ekspertizës.
/b.h