Më 9 shkurt, Ambasadorja e Republikës së Polonisë M. Zuchniak – Pazdan së bashku me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama; Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar E. Berberi përuruan “Qytetin e Trafikut” – një pikë e re referimi e “Polish Aid” – një markë e Programit të Bashkëpunimit për Zhvillim të Polonisë.
Qëllimi kryesor i projektit të prezantuar nga Ambasada e Republikës së Polonisë në Tiranë dhe të zbatuar së bashku me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe mbështetjen e ekspertit polak z. P. Rzeźniewski, Këshilltari Rezident i Binjakëzimit do të ofronte akses në arsim i cili do të kontribuonte në rritjen e sigurisë rrugore tek fëmijët shqiptarë. Objekti i ri i krijuar për fëmijët dhe të rinjtë do të shërbejë si një kënd lojrash ku mësimi mund të zbatohet në mënyrë interaktive.
“Qyteti i Trafikut” do të vihet në dispozicion të shkollave, kopshteve dhe institucioneve joqeveritare që merren me edukimin për sigurinë rrugore. Sheshi i lojërave inkurajon më të rinjtë të mësojnë se si të ngasin biçikletën në mënyrë të sigurt dhe t’u binden rregullave të trafikut. Vizioni është motoja e “ndihmës polake”: “Në të kaluarën, ishim ne që u ndihmuam; sot është rradha jonë të mbështesim të tjerët sepse ndihma polake ka fuqi”.
Projekti u financua në kuadër të bashkëpunimit polak për zhvillim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë.
Qyteti i Trafikut ndodhet ne Rruga Princ Vidi, pallati 18/3, Bregu i Lumit, Tirane.