Rreth 1200 efektivë të policisë të 12 drejtorive në të gjithë vendin të cvilët do të ndahen në 400 grupe kontrolli do të jenë në gatishmëri për planin operacional të hartuar nga drejtoria e përgjithshme për parandalimin e kultivimint të kanabisit.
Ky ka qenë urdhri i fundit i drejtorit Gledis Nano, i cili përmes një shkrese që disponon Vizion Plus, ka kërkuar të kryhen kontrolle në ambiente të hapura dhe të mbyllura, ku përfshihen sera, magazina, objekte ushtarake, stalla, etj..
Në këtë operacion janë përfshirë edhe efektivët e kufirit.
Policia ka marrë masa duke pajisur me mjetet përkatëse të gjithë efektivët të ndara sipas kategorisë së punës së kontrollit. Për këtë arsye, në realizimin e këtij plani operacional në rang vendi, janë vendosur në dispozicion kamera të ndryshme, dronë, 300 atuomjete policie si edhe mjete lundruese.
Në letrën e tij, Nano vendos theksin që të tregohet kujdes me vendet e riskuara, të cilat janë ato vende ku vitet e kaluara janë përdorur për kultivimin e kanabisit.
Mësohet se plani operacional është në ditët e tij të para, ku janë kryer të gjitha takimet për bashkëpunimin e institucioneve, një ndër to OSHEE, për të evidentuar lidhjet e paligjshme si edhe konsumimin e tepërt të energjisë, risi që poërdoret tashmë për shtëpityë e barit, të përhapura në Shqipëri.
/a.r