Filiali i Postës Shqiptare në Gjirokastër ka rënë pre e një grabitjeje me armë zjarri mesditën e kësaj të premteje.
Autori, Armando K.,32 vjeç nga Vlora, nën kërcënimin e armës së zjarrit hyri në zyrën e Postës Shqiptare dhe ka tërhequr një sasi ende të padeklaruar të hollash te sporteli ku ndahen pensionet. Pasi ka tërhequr paratë, 30-vjeçari nga Vlora, emigrant ne Greqi, u largua me shpejtësi në drejtimin e poshtëm të qytetit.
Policia e Gjirokastrës u vu në lëvizje dhe ka prangosur të riun në zonën e ish- Poliklinikës në lagjen Meçitë dhe e ka shoqëruar direkt në Komisariatin e Policisë.
/a.r