Transaksioni i dyshimtë prej 1 milion euro në llogarinw e ish-deputetit të Partisë Demokratike Arben Lika nga disa biznesmen azerbaxhanas ka bërë që Prokuroria e Tiranës të nis hetimet për këtë të fundit.
Arben Lika deputet në legjislaturën e parë pluraliste të shqipërisë është vënë nën hetim nën akuzën e pastrimit të parave nga njësia task forcë e krimit ekonomik. Ky fakt konfirmohet për ReportTv nga burime pranë akuzës të cilat tashmë kanë nisur letër porosi jashtë vëndit për zbardhjen e burimit financiar të transfertës prej 1 milion euro.
Ish-deputeti i PD-s vihet përballë drejtësisë për herë të dytë me këtë hetim pasi aid he më parë ka qenë i hetuar e dënuar për veprën penale të mashtrimit dhe falsifikimeve.