Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, argumentoi në seancën e sotme plenare votën pro ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afateve të vettingut.
“Me të drejtë të Zotit do të duhet të votonim kundër. Së pari për koherencë morale, sepse e kemi parashikuar që do të shkonte situata në këtë derexhe. Nëse do të ishim individë do të votonim kundër. Të gjitha këto defekte që e kanë cënuar reformën në drejtësi janë në sytë e shqiptarëve. Por duhet të themi disa gjëra. Drejtori i RTSH është në burg, kryebashkiaku i Lushnjës është në burg, 2 ministra të qeverisë së Ramës janë në burg dhe mesa duket një i tretë pritet. Ky është fakt.
Reforma filloi mbrapsht kur ligjet u votuan në mënyrë të njëanshme. Ç’duhet bërë? Me të drejtë të zotit dhe ndjesi të lartë morale duhet të votojmë kundër se pari për koherencë morale. E kemi parashikuar derexhenë ku do ndodheshim. Por burrnia politike nuk është ajo që i shmanget kësaj Foltoreje. Nuk duhet të bishtojmë. Analet e historisë do të shkruajnë atë që kemi vendosur ne sot këtu. A kemi përgjegjësi publike për shtetformimin? Këtë menduam ne sot, dje dhe pardje? Me të drejtën e Zotit do votonim kundër, por shërbimi që do i bëjmë qytetarëve na detyroi që të vendosim pro, pa asnjë dridhje qerpiku. Media, njerëz do të thotë që shkuar bashkuar votën. Personalisht e pranoj por interesi publik prevalon. Konsiderojmë edhe partnerët tanë që ndodhen aty në lozhe. Ka edhe kosto për ne, e kuptoj. Ju imagjinoj të gjithëve në banaqe. Do e pranojmë edhe këtë për hir të integrimit. Miqtë e mi mbani kokën larg, ne kemi një virtyt që zor se gjendet,”-tha në fjalën e tij Alibeaj.
/b.h
O trimi PD po pse nuk votove kunder me te drejten e zotit ?