Detaje të reja janë mësuar nga marrja në pyetje e kryedemokratit Lulzim Basha në SPAK nga prokurorët belgë në lidhje me dosjen Toyota Yaris.
Basha po merret në pyetje prej afro 50 minutash nga pala belge ku po jep sqarimet për deklaratën e bërë në Kuvend.
Prej 3 ditësh prokurorët belge ndodhen në Tiranë, ku aktualisht po marrin dëshminë e Lulzim Bashës për këtë çështje.
Bëhet fjalë për një makinë Toyota Yaris ku në qershor të vitit 2018 policia sekuestroi një shumë parash 3.4 milion euro. Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë.
Kryedemokrati Basha ishte personi i parë që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Yaris’ kur ajo nuk ishte bërë ende publike. Ai iu drejtua Taulant Ballës dhe i tha se ai kishte porositur një makinë “Toyota Yaris”./m.j