Policia konstatoi një shumë prej 3.4 milion euro në një makinë tip “Toyota Yaris” në qershor 2018 në portin e Durrësit.
Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë.
Në lidhje me këtë çështje gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto shuma për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”.
/b.h