Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha se vota e PD pro zgjatjes së afateve të mandatit të vetingut është për interesin e Shqipërisë dhe integrimit të saj evropian.
Në një dalje për mediat jashtë Kuvendit, Salianji sulmoi dhe ish kryeministrin Sali Berisha kur kujtoi se një pjesë e anëtarëve te komisioneve te vetingut “janë zgjedhur për rastësi nga një pjesë e deputëve që sot janë në anën tjetër e bëjnë hipokrizi e inkoherencë”.
Deklarata e Ervin Salianjit: Nuk i lëmë asnjë alibi PS, dëgjojmë thirrjen e partnrëve ndërkombëtar.
Të gjithë partnerët kanë kërkuar të votohet për interes të Shqipërisë se votimi i vetingut po e quaj me kontroll ndërkombëtar e jo pa kontroll ndërkombëtar sic e kërkon Edi Rama i hap rrugën Shqipërisë sa na takon ne duke dhene voten për procesin e integrimit.
Cdo hipokrizi tjetër, mos harrojme në 2016 kur PD atëherë dhe gjithë opozita ka votuar me 140 vota komisionet e vetingut që janë sot, mos harrojmë që një pjesë të deputetëve që sot per shkak te marredhenieve te perkeqësuara te nderprera dhe për shkak të non gratës nuk duan të kemi marrëdhënie me partnerët nderkombetarë kanë zgjedhur gjysmën e komisionieve të vetingut.
Pra gjysma e anetareve te komisioneve te vetingut sot jane zgjedhur për rastësi nga një pjesë e deputetëve që sot janë në anën tjetër e bëjnë jo vetem hipokrizi e inkoherencë jo qe s’kane interesin e PD e publikut por kane interesin per te thene element per te shperqenduruar vemendjen.
Ne vendosim interesin e qytetarëve dhe marrëdhëniet me partnerët stategjikë te cilat nuk duhet te demtohen per asnje moment.
/b.h