I dërguari i OKB-së për Sirinë do të takohet sot në Gjenevë për krizën në Siri me zyrtarët amerikan dhe rus, më pas me ambasadorët e pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.
“Do të ketë dy takime të ndryshme”, theksoi një zëdhënëse e të dërguarit të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.
Ajo theksoi se takimi tripalësh, që do të mbledhë zëvendësministrin rus të Punëve të Jashtme, Guennadi Gatilov dhe zëvendëssekretaren amerikane për Lindjen e Mesme, Anne Patterson ishte orgaizuar nga amerikanët.
“Diskutimet do të përqendrohen në përgatitjen e bisedimeve politike për Sirinë që do të fillojnë më 25 janar”, theksoi Departamenti amerikan i Shtetit në një komunikatë.
“Ato do të përqendrohen gjithashtu në nevojën për një akses humanitar të nevojshëm dhe pa pengesa në Siri”, shtoi ai.
Mistura do të ketë gjithahstu një tjetër takim parapërgatitor në nivel ambasadorësh të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit (Kinë, SHBA, Francë, Britani e Madhe, Rusi) në selinë e OKB-së në Gjenevë”, njoftoi zëdhënësi i organizatës, Ahmad Fawzi, në një komunikatë.