Reshjet e shumta të shiut shkaktuan daljen nga shtrati të lumit të Gistimës në fshatin Polis të LIbrazhdit. Deputeti socialist i zonës Taulant Balla, deklaron se lumi i Gostimës ka shkaktuar dëme të mëdha duke gërryer edhe sipërfaqe të gjerë të tokës bujqësore.
Deputeti i PS-së ka vizituar sot banorët e Polisit në Librazhd dhe u ka premtuar se do t’i kërkojë Emergjencave Civile të dëmshpërblejnë banorët.
Në një status të tij ne Facebook pasditen e të mërkurës, Balla shprehet se “Lumi Gostimë në Polis të Librazhdit ka shkaktuar shumë dëme duke gërryer sipërfaqe bujqësore dhe rrezikuar shtëpitë. Do t’i kërkoj Emergjencave Civile dëmshpërblimin e banorëve. Në vitin 2012 u investuan nga qeveria e atehershme 80 milione lekë për pritat, por këto prita sot nuk ekzistojne më”.