Ishin të parët që u detyruan të vaksinoheshin në Greqi. Tani, qeveria e këtij vendi ka nxjerrë një rregullore të re, ku u kërkon të gjithë mjekëve të vaksinohen me dozën e tretë përforcuese. Përndryshe, do të duhet t’u nënshtrohen 2 testeve të shpejta çdo javë.
Autoritetet kërkojnë të nxisin marrjen e dozave përforcuese, teksa shifrat e viktimave janë të larta me përhapjen e Omikronit, pavarësisht se mbi 68% e popullsisë janë imunizuar me dy doza ndaj Covid.
Ndërsa në Spanjë, nga e Enjtja hiqet detyrimi i maskave në ambientet e jashtme. Qeveria vendosi të shfuqizojë masën që hyri në fuqi në fund të vitit të kaluar kur nisi të përhapej Omikroni.
Infektimet kanë pësuar rënie ditët e fundit, ndërsa numri i viktimave ka pësuar një rritje të lehtë. Spanja ka ndër nivelet më të larta të vaksinimit, mbi 90% të të rriturve. Maskat në ambientet e jashtme do të hiqen edhe në Itali nga e premtja.
/a.r