Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me akuzat për falsifikim dokumentesh në lidhje me kërkesën që po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ Vasili thekson se ky është një krim shtetëror, që është bërë para Kushtetueses.
Reagimi i Vasilit:
Po si kane surrat keta, gjymtyre te mafias dhe flasin ne emer te Kuvendit?!
Keta, qe falsifikuan dokumentet shteterore kunder Presidentit edhe perpara Gjykates Kushtetuese.
Keta, qe e pranuan edhe vete para Gjykates Kushtetuese falsifikimin, se s’kishin nga t’ja mbanin tani kane edhe paturpesine te flasin e te guxojne te justifikojne krimin shteteror.
Keta mund te flasin vetem ne emer te falsifikatoreve dhe mashtruesve ne sherbim te mafies ne pushtet, por jo më te Kuvendit.
Falsifikimin mafioz sa nje mal e pa gjithe bota. Keta e zhyten ne balte Kuvendin, e turperuan e zhbene krejt.
Keta le te shkojne tani dhe te flasin ne prokurori, aty eshte vendi ku kane detyrim qe te flasin.
Pastaj te flasin edhe para Gjykates kur te marrin denimin e merituar per kete krim shteteror, qe rrezoi perdhe shtetin dhe qe eshte krimi shteteror me i rende i pluralizmit.
Ja ku i keni faktet qe ulerijne dhe deshmojne qe jeni edhe te liq edhe te trashe./m.j