Në garën e skive në stil të lirë nga trampolina e madhe për femra të martën, skiatorja kineze Gu Ailing e ktheu situatën në raundin e fundit dhe fitoi medaljen e parë të artë të Kinës në disiplinat sportive të dëborës për femra.
Suksesi i Gu-së është i pandarë nga mbështetja e fortë e ortopedëve të mjekësisë tradicionale kineze.
Zhu Weijiang, ortoped në Spitalin e Ortopedisë të provincës Sichuan, është mjek i ekipit kinez të skive në stil të lirë në Lojërat Olimpike Dimërore 2022. Gjatë periudhës nga tetori 2021 deri në janar 2022, Zhu e shoqëroi ekipin kinez gjatë pjesëmarrjes në garat në Australi, Zvicër dhe ShBA, për të ofruar në kohë shërbimet mjekësore për skiatorët kinezë, përfshirë Gu Ailing-un.
Zhu Weijiang, ortopedi i mjekësisë tradicionale kineze dhe Gu Ailing/foto nga Spitali i Ortopedisë i provincës Sichuan
Mbështetur në veçoritë trupore të Gu-së, Zhu i bëri terapi fizike me mjeshtrinë e veçantë të ortopedisë së mjekësisë tradicionale kineze dhe drejtoi stërvitjen e skiatores së re, duke dhënë këshilla për masat mbrojtëse. Të gjitha këto pakësuan dëmtimet e Gu-së gjatë stërvitjes e garave dhe siguruan gjendjen e mirë të saj në garat olimpike.
Aktualisht, Zhu Weijing dhe 23 ortopedë të tjerë nga Spitali i Ortopedisë i provincës Sichuan ofrojnë shërbime mjekësore në terren për skiatorët e patinatorët kinezë në Lojërat Olimpike Dimërore.
“Mjeshtëria ortopedike e familjes Zheng nga provinca Sichuan, si një nga shkollat kryesore të ortopedisë së mjekësisë tradicionale kineze, ka epërsi të madhe në ndihmë të rimëkëmbjes së energjisë së sportistëve dhe në parandalimin e dëmtimeve,” shpjegoi Zhu.
/b.h