Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sapo ka vendosur që Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ta kryejë dënimin në IEVP Fier.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u transportua nga salla e gjyqit drejt qelive të paraburgimit 313 mbrëmjen e së premtes, pasi Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me 3 vite e katër muaj burg për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Vendimi u shpall nga gjyqtari Engert Pëllumbi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“Gjykata ka konkluduar se i pandehuri Saimir Tahiri provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj shërbime dhe përfitime të padrejta dhe se njëkohësisht shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit,” deklaroi gjyqtari Pëllumbi.
/b.h