Kryenegociatori i Shqipërisë për Integrimin në BE, Zef Mazi tha gjatë fjalës së tij se 27 vendet janë dakord me kuadrin negociues për Shqipërinë, ka mbetur miratimi formal. Mazi i bëri thirrje shoqërisë civile si dhe pushtit lokal që të jenë më aktive në procesin e integrimit drejt BE-së
‘Rritja e kapaciteteve të punonjësve të administratës publike është prioritet. Janë bërë shumë trajnime. Bazuar në urdhrin e kryeministrit, tryeza e diskutimit i hapin rrugës ngritjes së bordit drejtues. Ndihet nevoja për përfshirjen më aktive të shoqërisë civile dhe duhet edhe bashkëpunim i pushtetit lokal. Ato duhet të marrin një rol më proaktiv. Ky është një proces sfidues për të gjithë ne dhe vendin tonë. Thelbi është tek përgjegjësia dhe llogaridhënia, duhet durim strategjik. Sot pritet miratimi i kuadrit negociues i BE-së për Shqipërinë. 27 vendet janë dakord me kuadrin negociues për Shqipërinë, ka mbetur miratimi formal. Nuk mundet më Unioni që mos të përcaktojë datën. Ne e kemi përgatitur kuadrin tonë negociues për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ky dokument është pothuajse gati. Jemi gati për t’u ulur në tavolinë. Ka një lloj konfliktualiteti mes presidentit të RMV-së dhe Bullgarisë.’- tha Mazi.
Në fjalën e tij të mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Mazi u shpreh se ministri i Jashtëm i Francës ka deklaruar në Parlamentin Evropian se në qershor duhet të mbahen konferencat qeveritare, por kjo në varësi të zhvillimeve.
Më tej, Mazi deklaroi se situata sot nuk është shumë premtuese, pavarësisht shenjave për një ecuri të shpejtë.
“Qëndrim i i Presidencës franceze është ky. Ministri i Jashtëm i francez raportoi në PE. Në qershor të mbahen konferencat ndërqeveritare edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në varësi të zhvillimeve. Kjo në varësi të zhvillimeve a është edhe për ne a është për Maqedoninë e Veriut nuk e dimë, por është e shkruajtur. Situata aktuale sot, nuk është shumë premtuese pavarësisht shenjave për një ecuri të shpejtë. Ndërkohë që kryeministrin i ri i Maqedonisë së Veriut flet për mbyllje të negociatave dy palëshe me Bullgarinë për 4-5 muaj, presidenti i Bullgarisë thotë se nuk është çështje muajsh, por është çështje e bërjes së punëve të bëra sic duhet realisht. Pra ka një lloj konfliktit mes Presidentit Radev dhe Kryeministrit të ri. Të shohim si do ecim në vijim”, tha Mazi.
g.kosovari