Një gazetar grek është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kajro të Egjiptit. Autoritetet lokale, sipas mediave greke, thonë se bëhet fjalë për vrasje.
Nikos Katsikas punonte si korrespondent në Egjipt për një agjenci lajmesh. Po ashtu ai ka punuar për disa vite edhe për ERT-në.
Trupi i pajetë i gazetarit është gjetur në shtëpinë e tij, pasi prej disa ditësh ai nuk ishte shfaqur në publik. Policia zbuloi se bëhet fjalë për një vrasje dhe kanë mundur që të venë në pranga një person, i cili kishte njohje me gazetarin.
Deri më tani mbetet i paqartë motivi i kësaj ngjarjeje.
/a.r