Elbasan | Në kuadër të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Elbasan, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin: A. P., 57 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan, pronari i lokalit ku ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit.
Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit V. T., D. S., M. G., Sh. H., P. B., S. D., A. B., K. C., B. K. dhe B. L., klientë në lokalin e shtetasit A. P., të cilët u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, çipsa, zare, letra bixhozi, lekë dhe sende të tjera.
/a.r