Qytetarët e Kosovës, e në veçanti fëmijët janë duke u rrezikuar çdo ditë e më shumë nga sëmundja e kancerit. Numri i të prekurve me ketë sëmundje, thuajse të pashërueshme është duke u rritur çdo herë. Vetëm tani në Qendrën Klinike Universitare janë duke u trajtuar 40 raste të reja të prekur me këtë sëmundje. Këtë fakt për Gazetën Fjala e ka thënë doktoresha në klinikën e Pediatrisë në QKUK, Violeta Grajcevci-Uka. Ndërkohë, për vitin 2014 numri i personave me sëmundje malinje që janë trajtuar jashtë institucioneve publike shëndetësore është 889 persona. Prej tyre 28 pacientë kanë qenë fëmijë me sëmundje malinje. Për shërimin e fëmijëve dhe të prekurve me këtë sëmundje, Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Hashim Thaçi, gjatë vitit 2014 pati premtuar një fond.