Edhe pse ka nisur fushata në 6 bashki, Lulzim Basha vijon takimet pikërisht aty ku nuk ka zgjedhje.
Kreu i PD-se ka publikuar fotot nga takimi me demokratët në Kombinat.
Përmes një postimi në rrjtete sociale, ai theksoi se beteja e PD është për Shqipërinë dhe është ballore dhe pa kompromis. Ai thekson se Partia Demokratike është e vendosur në luftën kundër korrupsionit që
“Shqiptarët dinë ta dallojnë të mirën nga e keqja! Beteja jonë është për Shqipërinë dhe është ballore, pa kompromis dhe çdo ditë e më shumë po vërtetohet drejtësia e kauzave tona në shërbim të qytetarëve. Partia Demokratike është e vendosur në luftën kundër korrupsionit që gërryen mirëqenien e familjeve shqiptare, për lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë Europiane”, shkruan Basha.
/a.r