Presidenti i vendit, Ilir Meta ka deklaruar në konferencën për mediat se nesër do të dalë përgjigjia për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, Meta tregoi se ditën e nesërme do të depozitohet kallëzimi në prokurori për Kuvendin.
Ilir Meta: Dita e sotme ka patur disa zhvillime të papritura, prandaj dhe kemi dalë vonë sot dhe do ta kemi të vështirë që t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve, por nesër në orën 9:00 do të jenë të publikuara 72 pyetjet. Sot do t’u përgjigjemi disave që kanë më shumë interes për ju. Nesër do të dorëzojmë padi pasi është një gjë shumë e rëndë dhe tepër kriminale që në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi i Shqipërisisë të dorëzojë pa e kërkuar askush një provë gjoja të re që është vetëm një falsifikim për të justifikuar këtë proces farsë.
/a.r