Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta Bledar Dervishaj tregoi përmes një konference për mediat shkresën e Kuvendit për Gjykatën Kushtetuese, që sipas tij është e manipuluar. Dervishaj shprehet se Kuvendi shkeli 13 herë kushtetutën.
Sipas tij manipulimi lidhet me urdhrin e lëshuar asokohe nga ish-kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ku vendoset data 5 maj në vend të datës 6 për përcaktimin e rendit të ditës për të legjitimuar seancën e 7 majit.
“Në parashtrimet apo qëndrimet që i kemi dorëzuar gjykatës kushtetuese që prej 1 korrikut 2021 dhe ato të mëvonshme 1 shkurt 2022, 3 shkurt, kemi parashtruar ndër të tjera se ve ç shkeljeve shumë të rënda të kushtetuetës ligjit, të kryera prej Kuvendit, një prej shkeljeve të dokumentuara nga ana jonë ishte edhe fakti që në 7 maj 2021 kur u zhvillua seanca për miratimin e ngritjes së komisionit hetimor, Kuvendi kishte konsumuar edhe 3 shkelje, e para me përcaktimin e rendit të ditës dhe bërjen publik më vonë se dy ditë përpara, sepse rendi i ditës ishte përcaktuar në datën 6 maj për në datën 7 maj, pra Kuvendi po thirrej në një seancë për një afat për më pak se 24 orë. Shkelja e dytë ishte që në rendin e ditës nuk kishte dy çështje, por kishte një. Seanca plenare të nesërmen mori dy vendime. Shkelja e tretë kishte të bënte me faktin që nuk kishte as ndonjë kërkesë apo vendim nga organi i Kuvendit që të vendoste shtesa në rendin e ditës. Kur na erdhi radha të bëjmë parashtrimet tona, Kuvendi e ndjeu veten të dobët dhe menjëherë aktivizohet të nesërmen me një shkresë”, tha Dervishaj.
“Shkelja apo manipulimi i parë, urdhri që Kuvendi i vendosi në 4 shkurt Gjykatën Kushtetuese. Si çdo urdhër ka të përcaktuar në pikën 20 rendin e ditës, ku përfshihet projekt-vendim për raportin dhe propozimin e komisionit për çështjet ligjore. Këto prova shtesa nuk ia kërkoi Kushtetuesja as Presidenca. Bëmë një krahasim të përmbajtjes së këtij urdhri me urdhrin që vetë Kuvendi ka depozituar në faqen e tij që prej majtit 2021. Nuk kemi më datën 05/05 por 06/05. A mos lidhet kjo me një nga shkeljet? Të gjitha dyshimet aty të çojnë”, u shpreh ai./m.j