FIFA ka shkarkuar nga detyra sekretarin e përgjithshëm, Jerome Valcke. Organi qeverisës i futbollit botëror tha sot se ai është duke u hetuar për veprime joligjore. “Komiteti emergjent i FIFA-s, më 9 janar 2016, ka vendosur që ta shkarkoj nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në një deklaratë të lëshuar. Francezi i cili ishte numri dy i futbollit botëror pas Sepp Blatter, u suspendua nën akuzat se ai ka ndihmuar që biletat e Kupës së Botës në vitin 2014, të shiten në tregun e zi.