Java nisi me reshje shiu në një pjesë të madhe të vendit si edhe erë, e cila shkaktoi dallgë deri në 8 ballë. Për shkak të kushteve atmosferike është ndërprerë edhe lundrimi i peshkarexhave si edhe të dy linjave të trageteve Durrës-Bari dhe Vlorë-Brindisi.
Intensiteti i resheve pritet të shtohet gjatë orëve të pasditës për të arritur kulmin rreth orës 19:00, ku pritet që të përfshihet i gjithë vendi nga reshje të dendura, të cilat do të arrijnë deri në 15 mm.
Ndërkohë që në zonat qendrore dhe në perëndim të vendit bie shi, në zonat veri-lindore dhe jug-lindore pritet prezencë e reshjeve të dëborës.
Për sa i përket vlerave termike, sipas Meteoalb mëngjesi i sotëm ka pasur rritje, duke bërë që temperaturat të jenë jo më shumë se -2 gradë në zonat malore dhe 14 gradë ngjitet termometri gjatë orëve të mesditës.
Dita e martë do të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave, duke filluar që nga dita e mërkurë dhe deri në fundjavë do të ketë rritje të temperaturave nga dita në ditë. Kjo do të bëjë që në zonat malore temperaturat të jenë jo më shumë se -2 gradë dhe maksimalet të jenë deri në 15 gradë celsius.
/b.h