Tre persona janë arrestuar nga policia në Berat pasi morën peng dhe dhunuan dy qytetarë. Të arrestuarit janë H.K. 27 vjeç, A.B. 57 vjeç dhe E.H. 53 vjeç.
Të tre këta persona, në lagjen Uznovë i hoqën lirinë dhe dhunuan fizikisht L.B. 39 vjeç dhe B.H. 40 vjeç. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, sipas policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme
/a.r