Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme pamje nga aksioni i pastrimit në disa qytete të vendit. Rama bën thirrje që të denoncohen përmes komisariatit dixhital ata që dëmtojnë natyrën dhe na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike.
“Faleminderit për angazhimin në Planin Kombëtar të Pastrimit
Nëpërmjet aplikacionit Komisariati Dixhital ndihmoni duke identifikuar ata që dëmtojnë natyrën tonë e na turpërojnë si shqiptarë duke hedhur plehra në hapësirat e përbashkëta publike, një thirrje për të vepruar bashkë sa s’është vonë kundër ndotjes mjedisore
*momente nga pastrimi në Durrës, Krujë, Libohovë, Memaliaj, Gramsh, Përmet, Ura Vajgurore, Gjirokastër, Kuçovë, Roskovec dhe Mallakastër”, shkruan kryeministri Edi Rama.