Pas shembjes së banesave të tyre, banorët e ‘5 Majit’ do të mblidhen sërish në protestë.
Report Tv mëson se në mbështetje të tyre do të vijnë edhe banorë të Laprakës si edhe të Paskuqanit, banesat e të cilëve preken nga projekti i rikualifikimit Urban. Protesta është njoftuar se do të zhvillohet përballë Kryeministrisë, nesër, 6 janar në orën 12:00.
Kjo është hedhur poshtë nga Bashkia e Tiranës, të cilët kanë theksuar se të gjithë ata që preken do të marrin metrat e ndërtimit, të përkthyera në apartamente më të mira dhe me vlerë më të lartë në treg, për shkak të urbanizimit të zonës. Kjo nuk i ka bindur bonërt, të cilët thonë se është një premtim që nuk është zyrtarizuar nëpërmjet një kontrate reale, prandaj kanë dalë në protestë jo vetëm në ‘5 Maj’, por edhe te parlamenti, Bashkia, Ambasada e SHBA-së dhe BE-së, e ndërsa takimi i radhës do të jetë përpara Kryeministrisë.