Policia e Korçës ka arrestuar shtetasit Elton Adili dhe Andi Duka, të cilëve iu gjetën në banesën e marrë në përdorim nga njëri prej tyre, një sasi prej 129.2 gramë kokainë 2050 euro dhe një sasi përziersi për lëndën narkotike.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se dy shtetas në lagjen nr. 10, Korçë, ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Epilog”.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.
Vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen 129,2 gram kokainë, 2050 euro, një sasi prokusori (përzierësi) dhe një automjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar “Epilog”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve E. A., 41 vjeç, banues në Korçë dhe A. D., 44 vjeç, banues në Elbasan.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se dy shtetas në lagjen nr. 10, Korçë, ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë në përdorim nga shtetasi E. A., në të cilën ndodhej edhe shtetasi A. D., u gjet 90.2 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 120.2 gram prokusor (përzierës) dhe 1 peshore elektronike. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. A., si edhe në mjetin e tij tip “Volksëagen Golf”, iu gjetën pesë doza me peshë 1.4 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Në vijim të veprimeve të mëtejshme procedurale, u ushtrua kontroll edhe në banesën e shtetasit A. D., në qytetin e Elbasanit, ku u gjet 37.6 gram lëndë e dyshuar kokainë.
Gjatë këtij operacioni, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 129.2 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 120.2 gram prokusor, 2050 euro, 1 automjet tip “Volksëagen Golf” dhe 3 aparate celularë.
Po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
g.kosovari